" "
Njëra ndër atletet më të mira në Maqedoni, Drita Islami ka vendosur rekord të ri kombëtar në 400 metra me pengesa, në kuadër të garave në Kampionatit Evropian ekipor të Ligës së Tretë, që aktualisht po zhvillohet në Limasoll. Islami arkëtoi vendin e parë në Limasol, duke përshkuar pistën e 400 metrave me pengesa me kohë 57.53 sekonda, me çka përmirësoi kohën e saj më të mirë kombëtar për gati një sekond. Ky rezultat i arritur i atletes shqiptare i ka sjell 1000 pikën në kuadër të renditjes së atletëve botëror.








