Drogë e dhunë në familje, 11 të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë


Policia në Tiranë ka vënë në pranga 11 qytetarë për vepra të ndryshme penale.
Njoftohet se 27-vjeçari M.C., është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi kokainë si dhe një shumë parash të përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga është vënë edhe 33-vjeçari E.Gj., i cili u gjet jashtë banesës edhe pse ndodhej në “Arrest në Shtëpi”.

Kurse Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, arrestuan në flagrancë Xh.D., 64 vjeç, pasi ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Në pranga u vu edhe E.H, 30 vjeç, pasi tek sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar mjetin në efektin e alkoolit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Policia në Kavajë ka arrestuar 43-vjeçarin G.P., i cili ka aksidentuar rëndë këmbësorin A.B., që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

LEXO EDHE:

Back to top button