Druri më i gjatë në botë mbështillet me folie alumini për ta mbrojtur nga zjarret

Druri më i gjatë në botë, rreth 83 metra, “General Sherman”, ishte në mesin e disa drurëve që u mbështollën me folie alumini për t’i mbrojtur nga zjarret që e kanë përfshirë pjesën perëndimore të ShBA-së.

Drurët e kopshtit kombëtar “Sequoia” dhe në muzeun natyror “Giant Forests” u mbështollën me mbulesë alumini që mund ta durojë të nxehtit intensiv për një periudhë të shkurtër, tha një zyrtar  i zjarrfikësve.

“Ata po marrin masa të jashtëzakonshme për t’i mbrojtur këta drurë. Ne thjesht vërtet duam që të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbrojtur këta drurë, që janë 2000-3000 vite të vjetër”, tha menaxherja e burimeve në këtë park, Christy Brigham.

Zyrtarët federalë thonë se e kanë përdorur këtë material që disa vjet në mbarë pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara për t’i mbrojtur nga flakët strukturat e ndjeshme. Afër Liqenit Tahoe, disa shtëpi që u mbështollën me folie alumini shpëtuan nga një zjarr, ndërsa të tjerat u shkatërruan, shkruan Daily Mail.

Ndryshe, qindra mijëra hektarë pyje të Kalifornisë janë djegur nga zjarret në natyrë vetëm këtë vit. Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike, të shkaktuara nga njerëzit, janë shkaktare të thatësisë dhe rritjes së temperaturave, që kanë ndikuar edhe në rritjen e rrezikut nga zjarret.

LEXO EDHE:

Back to top button