Filipçe: Spitalet modulare, të paevitueshme gjatë pandemisë

Filipçe: Drejtorët e spitaleve modulare kanë realizuar kontrolle

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se autoritetet më herët kanë kryer të gjitha kontrollet e spitaleve modulare, shkruan Alsat. Filipçe tha se drejtorët kompetent kanë raportuar se gjithçka ka qenë në rregull.

“Absolut kemi marrë masa. I obliguam të gjithë drejtorët e spitaleve modulare të bëjnë kontrolle. Na informuan se janë kontrolluar të gjitha. Instalimi, rryma, kanalizimi…personeli dhe të gjithë e vërtetuan se gjithçka ishte në rregull”, deklaroi Filipçe.

Filipçe tha se spitalet modulare kanë qenë modeli i vetëm për të siguruar shtretër për pacient.

“Ky është model pa të cilin as ne dhe as një shtet tjetër nuk do të mund ta menaxhonte krizën. Nuk ka model tjetër për të arritur numër aq të madh të krevateve për kohë aq të shkurtë. ne kemi bërë 700 kravate spitalore për më pak se dy muaj. Alternativë tjetër është skenari italian, që njerëzit të bllokohen para spitaleve dhe të mos ketë vend ku të shtrihen. Në situatë pandemie vetëm kjo është zgjidhja”, tha Filipçe.

I pyetur se pse është ndaluar puna rreth ndërtimit të spitaleve tjera modulare, Filipçe tha se presin që të përfundojë hetimi nga zjarri në Tetovë, me qëllim që të shihet nëse ka mundësi për përmirësim të planit.

LEXO EDHE:

Back to top button