Dua Lipa bëhet nostalgjike, i mungon i dashuri Anwar

Pas qëndrimit të saj në Kaliforni bashkë me të dashurin, Anwar Hadid, në muajin tetor Dua Lipa u rikthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar. Largimi nga partneri duket se e ka bërë Duan nostalgjike dhe ajo ka ndarë disa imazhe shumë të ëmbla nga koha kur qëndronte pranë tij.

Ajo ka publikuar në Instagram dy foto, në njërën shfaqet Anwar duke e puthur në hundë, ndërsa në një tjetër duke “i shtrydhur” fytyrën me duar. Dyshja duken të dashuruar në maksimum në dy imazhet dhe Dua nuk ka nguruar të tregojë se sa shumë i mungojnë këto momente.

Për shkak të izolimit të Britanisë për herë të dytë, artistja me origjinë shqiptare u detyrua të rikthehej në shtëpinë e saj, ndërkohë që detyrat i kreu më së miri edhe në SHBA.

Gjatë qëndrimit atje ajo nxiti fansat amerikanë që të votonin në zgjedhjet presidenciale, duke u shprehur se sot jetojmë në një botë të vogël e vendimet e një vendi si SHBA-të kanë ndikim shumë të madh. Ndërkohë Dua ka punuar shumë fort, pavarësisht pandemisë, duke publikuar këngë të reja dhe një album të titulluar “Future Nostalgia”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

LEXO EDHE:

Back to top button