Dua Lipa shkëlqen sërish, e para në listën e 100 personazheve me më shumë influencë

Revista “Time” ka publikuar ditën e sotme listën me 100 personazhet më me influencë dhe e para që përmendet është Dua Lipa. Puna e saj e madhe për albumin “Future Nostalgia” është shpërblyer plotësisht. Këngëtarja është shfaqur edhe në kopertinën e “Time” duke i vënë vulën përgjithmonë suksesit të saj.Legjenda Kylie Minogue, me të cilën Lipa bashkëpunoi për remix e këngës “Real Groove” ka shkruar një profil për artisten duke e cilësuar si një yll që shkëlqen.

“Dua Lipa është një yll që shkëlqen, që ndez një shteg verbues nëpër kozmosin e pop-it. Pak më pak se katër vite më parë ajo publikoi dy albumet e parë. Sot, ajo po kërcen dorë për dore me zeitegeistin. Unë hyra në orbitën e Duas nëntorin e kaluar, kur u shfaqa si e ftuar në koncertin e saj virtual Studio 2054. Prodhimi ishte spektakolar dhe gjithëpërfshirës, disi retro, me zërin e saj të njohur. Ndërkohë që unë e di se ç’do të thotë të jesh në syrin e ciklonit, në këtë rast, unë kisha mundësinë që të shihja pamjen e gjerë nga periferia. Etika e saj e famshme e punës rrezatonte gjatë gjithë koncertit. ‘Duhet të punosh fort, që të kesh pak fat’, i tha babai i saj kur ajo ishte më e re. Siç duket ajo e ka dëgjuar. Arritjet e saj janë gjithnjë e më të jashtëzakonshme duke pasur parasysh që ajo është vetëm 25 vjeçe. Ajo është e dashur, cool dhe e zgjuar. Dhe unë, si miliona të tjerë, pres më shumë dhe madje edhe më shumë nga La Lipa”, ka shkruar Minogue për artisten shqiptare.

LEXO EDHE:

Back to top button