“Duam të bëjmë një ndeshje të madhe, pastaj do të shohim ku jemi”
Kristian Kivu, në prag të transfertës së Ligës së Kampionëve në Dortmund, theksoi se kjo është një garë tjetër nga kampionati dhe se Interi është pak prapa objektivave.
“Duam të bëjmë një ndeshje të madhe. Hyjmë në fushë vetëm për të fituar, pastaj në fund do të shohim ku jemi. Barrella Nuk ka udhëtuar, ka pasur një problem muskulor dhe vendosëm të mos e rrezikonim. Do të bëjë ekzaminime, shpresojmë të mos jetë asgjë serioze”.
Formacioni dhe të pezulluarit.
“Nuk ka kohë për llogari, luan më i miri”.
Për Dortmundin
“Është një top-skuadër e Europës, në këtë stadium fitojnë pak ekipe”.
Kivu pranoi se Interi është i 14-ti në Ligën e Kampionëve, por theksoi rritjen mendore të ekipit.
“Ndeshje perfekte nuk ekzistojnë, duhet të korrigjohemi”.








