Dubai, ariu del nga kafazi brenda avionit

Dubai, ariu del nga kafazi brenda avionit

Udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait u përballën me vonesa pasi një ari u arratis nga kafazi i tij që ndodhej brenda avionit. Avioni ishte gati për tu nisur për në Bagdad, po nisja u vonua për të paktën një orë për shkak të incidentit. Pasagjerëve që iu kërkua të zbrisnin ndërsa ekspertët u përpoqën të qetësonin ariun dhe ta largonin nga avioni. Kryeministri i Irakut ka urdhëruar një hetim se si ariu arriti të shpëtonte nga kafazi i tij.

Kompania ajrore e Irakut tha se nuk ishte përgjegjës për arratisjen e ariut, duke vënë në dukje se ekuipazhi bashkëpunoi me autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët dërguan ekspertë për të zbutur kafshën. Kompania pohoi se të gjitha procedurat për transportimin e ariut ishin bërë në përputhje me ligjin dhe rregullat e miratuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button