Dugari krition Mbapen: Duhej të ishte lider, por nuk bëri asgjë

" "

Vazhdon të diskutohet në Francë reagimi i ashpër i Kilian Mbappe në fund të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Borusia Dortmundit.

Sulmuesi ishte i zhgënjyer nga qëndrimi i shokëve të tij në mbrojtjen e rezultatit në vend që të sulmonin dhe të përpiqeshin ta fitonin ndeshjen, dhe nuk e fshehu pakënaqësinë e tij pas përfundimit të ndeshjes, duke ndezur polemika kundër tij. Ai që bëri më shumë zhurmë ishte ish-lojtari Kristof Dugari, i cili nuk u kursye në aspket të kritikave.

“E qortoj për qëndrimin e tij, Ai e dinte se ishte lojtari më i pritur i mbrëmjes, ai duhej të ishte lideri i kësaj skuadre, por nuk bëri asgjë. Ai nuk shqetësohej për mbrojtjen, bëri përpjekje minimale. Të qenit shembull është thelbësore në këtë lloj ndeshjeje dhe pashë një Mbappe pasiv. Isha shumë, shumë i zhgënjyer nga sjellja e tij,” ”, tha Dugari për “Rmc Sport”.

LEXO EDHE:

Back to top button