Duhet të jesh si “Ajnshtajni”, për të kuptuar llogaritë e rrymës

Duhet të jesh si “Ajnshtajni”, për të kuptuar llogaritë e rrymës

Gazetar: Ile Petrevski

Modeli i ri për llogaritjen individuale të faturave të energjisë elektrike hapi shumë pikëpyetje dhe paqartësi për qytetarët. Ata thonë se kalkulatori në faqen e Komisionit Rregullator Energjetik është i komplikuar dhe i vështirë për t’u përdorur. Ata qytetarë që shprehën mendimin e tyre para kamerës së Alsatit thonë, e llogarite ose jo, nga e premtja do të kemi 7.4 për qind rrymë më të shtrenjtë.
“Mënyra e llogaritjes është shumë e ndërlikuar, unë jam intelektual, e nuk arrij ta kuptoj, e lëre më një qytetar i thjeshtë”, tha një qytetar.

“Nuk e kuptoj fare. Nuk ka shans, nuk e di. Kush duhet të më shpjegojë, si duhet të shpenzoj dhe sa duhet të shpenzoj”, u shpreh një qytetare.

Edhe profesoresha e Fakultetit Ekonomik, Daniela Bojaxhieva, thotë se mënyra se si është vendosur kalkulatori, nuk është e qartë.

“Nuk besoj se qytetari i thjeshtë do t’ia dalë kaq lehtë. Dikush që është aq i mirë me matematikën dhe aftësitë matematikore do ta ketë të lehtë, dhe nuk do të ketë asnjë problem për të llogaritur. Të nisesh vetë ta kalkulosh modelin, është paksa e komplikuar…”, theksoi Daniela Bojaxhieva -profesoreshë universitare.

Pasi çmimi i energjisë elektrike u rrit, ekspertët shtojnë se tani mbetet për t’u parë nëse shteti do të arrijë të sigurojë të gjithë energjinë e nevojshme, për amvisëritë deri në fund të vitit. Nëse Elektrtanat shtetërore nuk mund të prodhojnë, atëherë rryma do të duhet të blihet nga bursat e huaja ku shitet më shumë se pesë herë më shtrenjtë, se çmimi me të cilin prodhohet në vend./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button