Duka: Kemi përgjigje negative nga qeveria për kthimin e tifozëve

Në mbledhjen e radhës e Komitetit të Stadiumeve dhe Sigurisë në UEFA, ku ka marrë pjesë edhe presidenti Armando Duka, në cilësinë e nënkryetarit të këtij Komiteti, ku u bë një panoramë e plotë e situatës së 12 qyteteve ku do të zhvillohet EURO 2020. Duka theksoi se ka pasur një përpjekje të vazhdueshme nga Federata e Futbollit për kthimin e tifozëve në stadium edhe në masën 30%, por këto përpjekje të institucionit të futbollit janë refuzuar nga autoritetet qeveritare.

 

 

Një pikë tjetër e rendit të ditës së Komitetit të Stadiumeve dhe Sigurisë ishte puna që po bëhet në shumë vende në lidhje me lejimin e tifozëve në stadiume, masat që janë marrë dhe kapacitetet që ka secili shtet.

UEFA nga ana e saj është besimplotë se do të ketë prezencë të ndjeshme të tifozëve në “EURO 2020” dhe në fund futbolli do të triumfojë së bashku me lojtarin e 12-të.

LEXO EDHE:

Back to top button