Duka: Poloninë e ndihmoi Zoti dhe arbitri

Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka, komentoi suksesin e Shqipërisë ndaj Hungarisë.

“Jam i kënaqur me praninë e tifozëve, që krijuan atmosferë dhe jam i bindur që e ndihmuan skuadrën. I lumtur me rezultatin dhe golin e Brojës. Një fitore ndaj një kundërshtari, që ka qenë mace e zezë në historinë tonë, nuk i kishim mundur asnjëherë.

Kjo fitore na mban në lojë për ndeshjet e fundit. Të mos jemi euforikë dhe të marrim tre pikët të mërkurën dhe të luftojmë për tre pikët ndaj San Marinos. Me Poloninë luajtëm mirë, krijuam dhe mbajtëm topin më shumë se Polonia, goditëm 16 herë portën dhe shënuam një herë.

Poloninë e ndihmoi Zoti dhe arbitri, që gaboi rëndë. Në nxorrëm mësimet tona. Nuk duhet të gabojmë ashtu në goditjet standarte dhe sot i korrigjuam. Nëse luajmë kështu, do kemi të ardhme të mirë. Në Elbasan kemi fat në përgjithësi, por nuk është kryesore, duhet t’i bësh kujdes edhe këmbëve”, tha mes tjerash kreu i futbollit shqiptar.

LEXO EDHE:

Back to top button