Kampioni i Evropës, Italia edhe në ndeshjen e dytë të eliminatoreve të muajit shtator, nuk shkoi përtej barazimit. Pas barazimit 1-1 ndaj Bullgarisë, së fundit u ndal në barazim pa gola ndaj Zvicrës në Bazell. Mirëpo barazimi i fundit ishte edhe ndeshja e 36 me radhë që Itali nuk ka shijuar disfatën dhe në këtë mënyrë ka vendosur rekord të ri botëror.

Italia tejkaloi rekordin që ishte në pronë të Brazilit me 35 ndeshje radhazi pa disfatë, nga viti 1993 e deri më 1996, kur edhe arkëtuan kurorën e botës në vitin 1994 në SHBA.
Tani Italia ka rekord të ri me 27 fitore dhe 9 barazime në këto 36 takimet radhazi, nga viti 2018.








