Duka: Silvinjo në pushime, javën tjetër do të bisedojmë për të vazhduar punën

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zhvilluar një intervistë për “Klan Kosova”, në të cilën kreu i qeverisë së futbollit shqiptar foli për rrugëtimin e Kombëtares në “Euro 2024” dhe të ardhmen e trajnerit Silvinjo.

Rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian?

“Për mendimin tim ka qenë një paraqitje pozitive e ekipit shqiptar, në tre ndeshjet, ose më mirë mund të them në dy ndeshje e gjysmë në ndeshjen e dytë dhe të tretë. Me pikë nuk jemi të kënaqur pasi morëm vetëm një në tre ndeshje. Ishte grupi më i vështirë i Europianit. Në total paraqitja ishte shumë e mirë, mund të kishim marrë më shumë në tre ndeshjet, nëse do kishim guxuar, nëse do kishim besuar më shumë. Paraqitja në përgjithësi ishte e mirë, tifozeria ishte fantastike. U pa edhe sot më shumë atmosferë se kanë krijuar tifozët në ndeshjet tona nuk është krijuar në ndeshjet e tjera. Jo vetëm me atmosferë, por në të gjitha këndvështrimet. Çdo gjë ishte e mirë dhe fantastike,” tha mes tjerash Duka.

 

E ardhmja e trajnerit Silvinjo?

 

E kam thënë, Silvinjos i ka mbaruar kontrata pas Europianit, por ne jemi në mirëkuptim për ta vazhduar atë, pavarësisht se nuk është hedhur firma. Ka shkuar të pushojë disa ditë dhe javën tjetër do të takohemi sërish për të diskutuar këtë temë dhe për të vazhduar punën,” tha në Armand Duka.

LEXO EDHE:

Back to top button