Duket si një ftohje, por mund të jetë vdekjeprurëse: Gjithçka për sëmundjen e re që transmetohet nga rriqrat
Duket si një ftohje, por mund të jetë vdekjeprurëse: Gjithçka për sëmundjen e re që transmetohet nga rriqrat

Babezioza është shumë e lehtë të ngatërrohet me të ftohtin e verës dhe shpesh është asimptomatike. Ekspertët paralajmërojnë se rastet e infeksionit janë rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara dhe se babezioza mund të jetë kërcënuese për jetën.
Ata me imunitet më të dobët janë të parët që goditen. Disa pacientë zhvillojnë komplikime të tilla si trombocitopeni ose insuficiencë renale dhe periudha e inkubacionit është pak më e gjatë, nga 36 në 48 orë. Babezioza mund të trajtohet me barna të disponueshme si azitromicina dhe atovakuoni nëse kapet herët.
“Sëmundja Lyme mund të përhapet në të gjithë trupin nga nyjet në sistemin nervor, ndërsa babezioza nuk ka të njëjtin model përhapjeje. Megjithatë, mund të jetë edhe kërcënuese për jetën”, thotë Dr. Pritt nga Klinika Mayo.
Shkencëtarët po u bëjnë thirrje shteteve të rrisin edukimin publik për rreziqet e rritjes së aktivitetit të rriqrave. Temperaturat më të ftohta të dimrit mund të ndihmojnë në vrasjen e popullatave të rriqrave, por dimri i kaluar ishte i butë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, si dhe në mbarë botën.
Sa i përket masave parandaluese, shmangni vendet ku zakonisht gjenden rriqrat dhe nëse kaloni kohë në natyrë, përpiquni të vishni mëngë të gjata dhe veshje që mbulojnë lëkurën sepse rriqrat nuk mund të kafshojnë në atë mënyrë.