Durant kalon te Feniks Sans, bashkohet me Bukerin dhe Poll-in

Кevin Durant është bërë me skuadër të re pas thuajse katër viteve qëndrim te Bruklin Nets. Një nga basketbollistët më të mirë në NBA vendosi të largohet nga Nets, pasi dëshiron të fitoj titullin dhe karrierën do ta vazhdoj te Feniks Sans.

Në fakt Bruklin Nets dhe Feniks Ssns kanë bërë një shkëmbim të bujshëm ku janë përfshirë pesë basketbollistë. Së bashku me Durant edhe T.XH. Uarren do të shkoj te Feniks Sans, derisa Nets kanë marrë Mikal Brixh, Kam Xhonson dhe Xhae Krouder.

Përveç tre basketbollistëve, Nets kanë fituar edhe katër zgjedhje të raundit të parë dhe kompensim shtesë. Kjo ka qenë padyshim një nga shkëmbimet më të mëdha viteve të fundit, me Durant që bashkohet te Suns dhe së bashku me Devin Buker dhe Kris Poll.

LEXO EDHE:

Back to top button