Dy automjete përfshihen nga flakët në Shkup, fatmirësisht pa të lënduar

Gazetare: Amila Rashiti

Një makinë mori flakë në udhëkryqin përball Qendrës Tregtare Mavrovësja, në afërsi të kompleksit të Gjykatave, që njëherësh është ndër rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit.

Ngjarja ndodhi teksa makina ishte ndaluar në semafor, ndërsa fatmirësisht shoferi nuk ka pësuar lëndime.
Atmosferë djegia e makinës

“Zjarri në veturë u shkaktua vetvetiu, pa ndonjë ndeshje me ndonjë veturë tjetër. Fatmirësisht nuk ka viktima dhe qytetar të lënduar dhe gjithashtu nga policia thuhet se në vendin e ngjarjes do të bëhet pastrimi i mbetjeve të veturës”, thotë gazetarja.

Ndërkohë në një ngjarje tjetër, një autobus dykatësh i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik u përfshi nga flakët në Vodno. Sipas të dhënave në autobus nuk ka pasur udhëtarë në momentin e zjarrit. Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë për të parandaluar përhapjen e zjarrit të përmasave më të mëdha. Shkaku i zjarrit nuk dihet./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button