Venezuela dhe SHBA arrijnë marrëveshje 25-vjeçare për naftën
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, ka deklaruar se marrëveshja për naftën e arritur me SHBA-në do të mbetet në fuqi për 25 vjet dhe synon të rrisë prodhimin ditor të naftës së vendit në më shumë se 1,5 milion fuçi. Rodriguez ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për përpjekjet e tyre drejt arritjes së marrëveshjes, duke thënë se secila palë ka kontribuuar me atë që di ta bëjë më mirë. Rodriguez ka shtuar se SHBA-ja do të sigurojë kapital, teknologji dhe kapacitete operacionale për të përshpejtuar rimëkëmbjen e sektorit strategjik të naftës në Venezuelë, i cili është prekur rëndë nga sanksionet. Trump deklaroi ditë më parë se Uashingtoni ka finalizuar një marrëveshje me Venezuelën për të siguruar kontrollin e shumicës së më shumë se 65 miliardë fuçive rezerva të provuara të naftës. Ai ka theksuar se marrëveshja më shumë se dyfishon rezervat ekzistuese të naftës të SHBA-së dhe se në afat të gjatë do të ulë ndjeshëm çmimet e karburantit për amerikanët.
“Ne zgjodhëm rrugën e diplomacisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’i shndërruar dallimet tona në bashkëpunim dhe këtë bashkëpunim në investime, prodhim, mirëqenie dhe rezultate konkrete për Venezuelën. Ka diçka që duhet të jetë absolutisht e qartë: Venezuela ruan pronësinë dhe sovranitetin mbi burimet e saj, ndërsa shfrytëzon kapitalin, teknologjinë dhe kapacitetin operacional për të nxitur rimëkëmbjen e një industrie strategjike, e cila është goditur rëndë nga sanksionet”, deklaroi Delsi Rodrigez, Presidente e Venezuelës./Alsat.mk.








