Zjarri në Pelister nën kontroll, por mbetet rreziku i përhapjes së flakëve

Gazetare: Amila Rashiti

Dy zjarrfikës janë lënduar gjatë shuarjes së zjarrit në Parkun Kombëtar “Pelister”. Zjarrfikësit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Zjarri fillimisht shpërtheu në zonën e fshatit Makazi të Resnjës dhe më pas u përhap në Pelister. Shfaqja e njëkohshme e zjarrit në disa vende krijoi një vijë të gjatë zjarri që u zhvendos me shpejtësi drejt Pretorit dhe vargmalit. Gjatë natës dhe sot në mëngjes, ndërhyrja në terren lejoi lokalizimin e plotë të zjarrit, por ekipet mbetën të mobilizuara për shkak të rrezikut nga erërat e forta.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, shprehu publikisht dyshime se zjarri është shkaktuar qëllimisht, bazuar në vëzhgimin e disa vijave të ndara të zjarrit që u shfaqën njëkohësisht në vende të ndryshme në rajonin e Resnjës.

“Ndërsa zjarrfikësit po përpiqeshin ta vinin zjarrin nën kontroll, një zjarr i ri u shfaq më larg tyre, në një vijë më të gjatë zjarri, duke treguar se ky zjarr ishte ndezur qëllimisht”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ndërkohë në territorin e vendit vazhdon të ketë vatra aktive të zjarrit. Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button