Linja e re e trenit urban në Shkup nis të martën

Linja e re e trenit mes Zelenikovës dhe Shkupit do të nisë të funksionojë nga e marta, me gjithsej tetë nisje në ditë, në të dyja drejtimet.

Lidhja e re hekurudhore pritet t’u mundësojë banorëve të Zelenikovës dhe vendbanimeve përreth një udhëtim më të shpejtë dhe më të lehtë drejt kryeqytetit, veçanërisht për qytetarët që udhëtojnë çdo ditë për në punë, shkollë apo fakultet.

Trenat do të qarkullojnë në orët e mëngjesit dhe të pasdites, kur pritet të ketë fluksin më të madh të udhëtarëve.

Me funksionalizimin e kësaj linje, pritet që një pjesë e qytetarëve të zëvendësojnë udhëtimin me makinë ose autobus me transportin hekurudhor. Kjo mund të kontribuojë edhe në uljen e ngarkesës së trafikut në hyrje të Shkupit.

Linja e re është pjesë e masave për përmirësimin e transportit hekurudhor periferik dhe forcimin e lidhjes së Shkupit me vendbanimet përreth.

Interesi i udhëtarëve dhe shfrytëzimi i linjës do të monitorohen, ndërsa në bazë të kërkesës mund të bëhen ndryshime të mëtejshme ose të zgjerohet orari i qarkullimit.

LEXO EDHE:

Back to top button