Dy befasi në “Play In”, avancojnë Çikago e Oklahoma Siti

Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës së fazës “Play In”, ku në fushë kanë zbritur skuadrat e renditura në vendet 9 dhe 10 në Konferencat përkatëse.

Kështu, në Lindje, ekipi i Çikago-s, mundi 109-105 Toronto jashtë fushe, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Toronto nuk përfitoi nga faktori fushë edhe pse Siakam realizoi 32 pikë, duke u eliminuar nga gara për titull. Për Çikagon u dallua Zak LaVine me 39 pikë. Bulls, në ndeshjen tjetër të “Play In”, do të përballen me Majami Hit.

Në Perëndim, ekipi i Oklahoma Sitit fitoi 123-118 ndaj Nju Orlins, në një ndeshje spektakolare. Për Oklahomën u dalluan Shai me 32 pikë e Gidey me 31 pikë, që në ndeshjen tjetër të “Play In” do të luajnë ndaj Minesota-s, ndërsa Nju Orlinsi eliminohet.

LEXO EDHE:

Back to top button