Dy ditë si president, Biden fiton 5.7 milion ndjekës në rrjetet sociale

Presidenti Joe Biden fitoi 5.7 milion ndjekës në 2 ditë pasi u betua dhe llogaria e tij në Twitter @POTUS filloi nga zero. Biden dhe ekipi i tij morën zyrtarisht të gjitha llogaritë në lidhje me presidencën , përfshirë llogarinë @POTUS pasi ai u betua të mërkurën, më 20 janar. Mëngjesin e sotëm llogaria e Presidentit numëron 5.7 milion ndjekës. Llogaria kishte rreth 33 milion ndjekës përpara se të kalonte tek Presidentin Biden të mërkurën.

Numri përfshinte ndjekësit e fituar gjatë presidencës së Barack Obama dhe Donald Trump, raporton Insider. Por Twitter fshiu të gjithë ndjekësit e llogarisë, që do të thotë se Biden e filloi me zero ndjekës. Joe Biden gjithashtu ka ende llogarinë e tij personale në Twitter, @JoeBiden e cila ka 25.7 milion ndjekës.

LEXO EDHE:

Back to top button