Dy futbollistët shqiptarë në ekipin e sezonit në Ligën Evropa

Me finalen e madhe mes Bajer Leverkuzenit dhe Atalanta-s u mbyll sezoni 2023/24 në Ligën Evropa.

“Sofascore” ka publikuar formacionin më të mirë të këtij sezoni në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm nga UEFA.

Në formacionin më të mirë janë edhe dy shqiptarë, përfshi fituesin e Ligës Evropa, Berat Gjimshitin dhe finalistin dhe anëtarin e Bajer Leverkuzenit, Granit Xhaka.

Gjimshiti u vlerësua me notën 7.2 dhe bën pjesë në formacionin e sezonit, ndërsa Granit Xhaka u vlerësua me notën 7.3.

LEXO EDHE:

Back to top button