Dy mungesa te Shqipëria para sfidës me Spanjën
Dy lojtarë, të përfshirë në listën e trajnerit Edi Reja, e kanë të pamundur të përgjigjen pozitivisht ftesës. Aryse për këtë është se janë prekur me “Covid-19”. Kjo e fundit ka ndaluar pjesmëarrjen e Enea Mihaj, dhe Nedim Bajrami. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga FSHF.
“Mbrojtësi Enea Mihaj dhe mesfushori Nedim Bajrami nuk do të jenë të gatshëm për këto dy sfida. Mihaj ka rezultuar pozitiv, pas testit “Covid-19” dhe është karantinuar, duke mos pasur mundësi të grumbullohet me përfaqësuesen kuqezi. Edhe Nedim Bajrami ka pasur simptoma gripale dhe temperaturë të lartë pasditen e të dielës.
Në këto kushte trajneri Edoardo Reja ka vendosur të thërrasë në kombëtare mbrojtësin Herdi Prenga, i cili po bën paraqitje të mira këtë sezon me skuadrën e Kisvárdas në Hungari dhe mesfushorin Endri Çekiçi. Për Prengën është një rikthim, pasi është grumbulluar edhe më parë me kombëtaren A, ndërsa ka qenë pjesë edhe e kombëtares U-21 në të kaluarën. Futbollisti do t’i bashkohet të hënën skuadrës në grumbullimin që do të nisë në Barcelonë. Ndërsa Çekiçi ka qenë rregullisht pjesë e kombëtares në ndeshjet e fundit,” thuhet mes tjerash në kumtesën e FSHF-së.
Kujtojmë se miqësorja me Spanjën do të zhvillohet në Barcelonë, më 26 mars, ndërsa 3 ditë më vonë, në “Air Albania”, takohet me Gjeorgjinë.







