Dy persona dhe një kompani mashtruan me garanci të falsifikuara në 19 tenderë publikë
Dy persona dhe një kompani mashtruan me garanci të falsifikuara në 19 tenderë publikë
Me garanci bankare të falsifikuara, dy persona dhe një kompani kanë lidhur 19 kontrata për prokurime publike, duke përfituar kundërligjshëm pasuri prej mbi 56 milionë denarësh. Bëhet fjalë për persona me inicialet L.P dhe Z.A, të cilët mashtrimet i kanë kryer në cilësinë e udhëheqësve të personit juridik Triterol Petrol, njoftoi Drejtoria e Policisë Financiare.
Të denoncuarit në 19 procedura të prokurimeve publike para 12 institucioneve, kanë përdorur 19 dokumente të rreme, garanci bankare të falsifikuara, për të dëshmuar se i kanë përmbushur plotësisht, me kohë detyrimet nga kontratat, edhe pse në realitet nuk ka qenë kështu, ndërsa kanë arkëtuar para për shërbime gjoja të kryera. Kallëzime penale janë për dy vepra “falsifikim të dokumenteve” dhe “keqpërdorim të procedurës së thirrjes publike”.








