Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Uashington, DC

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Uashington, DC

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat u raportuan rreth orës 3 të mëngjesit pranë kryqëzimit të rrugës 7 dhe P Northwest, pranë Qendrës Rekreative Kennedy, sipas Departamentit të Policisë Metropolitane.

Të plagosurit, të cilët të gjithë u përshkruan si të rritur, janë dërguar në spitalet lokale, tha ndihmës shefi ekzekutiv i policisë Metropolitane, Jeffrey Carroll në një konferencë për media.

Nuk kishte asnjë informacion për kushtet e tyre.

Deri më tani është e paqartë se kush hapi zjarr ose çfarë çoi në të shtënat, të cilat ndodhën rreth një duzinë blloqesh në verilindje të Shtëpisë së Bardhë.

Policia nuk ka njoftuar për arrestime apo identifikim të ndonjë të dyshuari për rastin.

LEXO EDHE:

Back to top button