Dy persona nga Radovishi janë ndaluar nën dyshimin për grabitje

Për shkak të dyshimit themelor për grabitje, dje zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Radovish kanë arrestuar N.K. nga Radovishi dhe S.I. nga fshati Topolnicë.

Siç informoi sot MPB-ja, pas një urdhëri të pranuar paraprakisht nga Gjykata Themelore e Radovishit, në shtëpitë e dy personave janë kryer bastisje, gjatë të cilave janë gjetur sende të ndërlidhura me krime.

Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës.

LEXO EDHE:

Back to top button