Dy persona të vrarë nga të shtënat në një fabrikë të Mercedes Benzit në Gjermani

Dy persona të vrarë nga të shtënat në një fabrikë të Mercedes Benzit në Gjermani

Dy persona u vranë nga të shtënat në një fabrikë të Mercedes Benzit në jugperëndim të Gjermanisë të enjten, derisa bëhet e ditur që policia ka arrestuar një të dyshuar.

I dyshuari, 53 vjeçar, hapi zjarr ndaj viktimave përpara se punonjësit e sigurisë të fabrikës që ndodhet në qytetin Sindelfingen, ta ndalonin atë dhe t’ia dorëzonin policisë.

I dyshuari nuk ka bërë rezistencë ndaj arrestimit, thanë ata, dhe viktimat, të dy të moshës 44 vjeçare, vdiqën nga plagët e marra.
Hetuesit nuk kanë përcaktuar ende një motiv për të shtënat e së enjtes.

Incidenti ishte i fundit nga një numër i të shtënave masive në Gjermani gjatë viteve të fundit, shumë prej të cilave kishin lidhje me ekstremizmin fetar.

Qeveria gjermane ishte zotuar të shtrëngonte më tej ligjet e saj për armët pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj njerëzve të mbledhur në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg në muajin mars, duke vrarë tetë persona.

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser kishte thënë pas atij sulmi se qeveria do të rishikonte ligjet e saj të armëve.

Social Demokratët, partia e saj dhe e kancelarit Olaf Scholz, kanë bërë presion për kufizime më të ashpra për të kufizuar numrin e armëve në dispozicion.

Mercedes-Benz prodhon makinën e tij luksoze S-Class në uzinën e Sindelfingen, që ndodhet rreth 17 kilometra në jugperëndim të Shtutgartit.

Vendi i prodhimit – me një fuqi punëtore prej 35,000 personash – u evakuua pas të shtënave, të cilat ndodhën pasi i dyshuari hyri në vend në orën 7:45 të mëngjesit, thanë policia dhe prokurori i Shtutgartit.

LEXO EDHE:

Back to top button