Kamioni me bombola oksigjeni shpërthen në Milano, 4 të plagosur

Kamioni me bombola oksigjeni shpërthen në Milano, 4 të plagosur

4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një kamioni që mbante bombola oksigjeni në via Pier Lombardo, në Milano. Nga shpërthimi i zjarrit janë përfshirë të paktën 4 motoçikleta dhe disa makina.

Pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja ndodhet një çerdhe. Gjithashtu janë evakuuar personat në një azil dhe një shkollë aty pranë.

Flakët përfshinë edhe një farmaci dhe disa apartamente.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje në përpjekje për të shuar flakët. Të parët që mbërritën ishin karabinierët që rrethuan zonën.

 

LEXO EDHE:

Back to top button