Dy satelitë të rinj Galileo në hapësirë: Forcohet navigimi evropian 24/7

Dy satelitë të rinj Galileo në hapësirë: Forcohet navigimi evropian 24/7

Dy satelitë të rinj të sistemit Galileo janë lëshuar me sukses në hapësirë përmes raketës lançuese Ariane 6, nga porti hapësinor i Evropës në Guianën Franceze. Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), ky mision shënon lëshimin e 14-të operativ të programit Galileo.

Satelitët e rinj, të emërtuar SAT 33 dhe SAT 34, do të rrisin qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e sistemit evropian të navigimit satelitor. Ata do të shërbejnë si satelitë rezervë në konstelacion, duke garantuar funksionim të pandërprerë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për miliarda përdorues në mbarë botën.

Dy satelitët do t’i bashkohen konstelacionit në orbitën e mesme të Tokës, rreth 23,222 kilometra mbi sipërfaqen e saj. Programi Galileo menaxhohet nga Komisioni Evropian si pjesë e programit hapësinor të Bashkimit Evropian, ndërsa Agjencia e BE-së për Programin Hapësinor (EUSPA) është përgjegjëse për operimin e satelitëve që nga hyrja e tyre në orbitë e deri në përfundimin e ciklit të jetës.

Ndërkohë, në fushën e teknologjisë konsumatore, Apple po punon për zgjerimin e veçorive satelitore për përdoruesit e iPhone dhe Apple Watch. Sipas një raporti të fundit nga Mark Gurman i Bloomberg, kompania nga Cupertino ka planifikuar një sërë përmirësimesh, të cilat do të mbështeten në rrjetin satelitor Globalstar. Megjithatë, ky rrjet do të duhet të kalojë nëpër përmirësime të rëndësishme teknike në vitet e ardhshme për të përmbushur kërkesat e Apple.

Një nga risitë më ambicioze është integrimi i hartave satelitore, që do t’u mundësonte përdoruesve të shfrytëzojnë Apple Maps dhe të lundrojnë edhe në zona pa mbulim celular – një hap që pritet të ndryshojë ndjeshëm mënyrën e orientimit dhe navigimit në kushte ekstreme apo zona të izoluara.

LEXO EDHE:

Back to top button