Norvegjia tërheq kompaninë e saj të energjisë nga Rusia

Norvegjia tërheq kompaninë e saj të energjisë nga Rusia

Kompania norvegjeze e energjisë Equinor tha se ka përfunduar plotësisht tërheqjen e saj nga Rusia. Në maj, Equinor njoftoi planet e saj për t’u tërhequr nga katër sipërmarrjet e përbashkëta me firmën ruse të naftës Rosneft, sipas CNN.

Equinor është firma e parë e madhe perëndimore e naftës që tërhiqet plotësisht nga Rusia. Firma të tjera të mëdha si ExxonMobil, BP, Shell dhe firma franceze TotalEnergies janë zotuar të gjitha të tërhiqen nga vendi ose të ndalojnë investimet, por ato janë ende në proces të përfundimit.

Equinor ka 1.2 miliardë dollarë asete në Rusi dhe është në partneritet me kompaninë ruse të naftës “Rosneft” që prej vitit 2012.

LEXO EDHE:

Back to top button