Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me COVID19


13076 qytetarë janë prekur nga virusi korona që nga fillimi i pandemisë, përfshirë këtu edhe 108 personat që kanë rezultuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit. Shkupit iu shtuan edhe 45 të infektuar Kumanovës 18 dhe Shtipit 11, ndërsa qytetet e  tjera në mesin e të cilave edhe Dibra me 1 rast, regjistrojnë numër një shifror. 2900 raste me COVID-19 vazhdojnë të jenë aktive, prej tyre 917 në Shkup. Nga komunat e kryeqytetit, Çairi, Aerodromi dhe Gazi Baba kanë numrin më të lartë të rasteve aktive me virus korona.  Gjatë 24 orëve të fundit 2 persona kanë ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 64 dhe 72 vjeçar nga Kumanova, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 551.
Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 75.48% e viktimave janë  mbi 60 vjeç.

112 persona i janë shtuar listës së të shëruarve dhe që nga fillimi i pandemisë në këtë listë janë regjistruar 9625 persona. Numri i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit është 1902, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve të bëra në vendin tonë është 130,840. Në krahasim me shtetet fqinje Maqedonia renditet në vend të tretë për nga numri i të infektuarve, pas Serbisë e cila regjistron mbi 29 mije raste me COVID-19 dhe Bullgarisë me mbi 14 mijë raste, pas tyre renditet Kosova me rreth 11 mijë, dhe në fund të kësaj liste qëndron Shqipëria dhe Greqia me pak më shumë se 7 mijë raste.

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button