Shkup, spërkatja kundër mushkonjave shtyhet për nesër


Alsat
25.08.2020 08:25
Dezinsektimi i jashtëzakonshëm me aeroplan kundër mushkonjave në rajonin e Shkupit, që është dashur të fillojë sot, për shkak të kushteve jo të volitshme të motit, është shtyrë për nesër dhe pasnesër në orët e hershme të mëngjesit.
Qyteti i Shkupit informon se dezinfektimi i jashtëzakonshëm është për shkak të lagështisë së theksuar në vegjetacionin i cili kontribuon për shumimin e mushkonjave.
Autoritetet e qytetit apelojnë që bletarët në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.