Dy të vdekur pasi një makinë goditi disa këmbësorë në Gjermani

Dy njerëz kanë vdekur pasi një makinë goditi disa këmbësorë në qytetin gjerman të Trier, tha policia të martën, duke cituar hetimet fillestare. Policia e ka arrestuar ngasësin e veturës.

Gazeta lokale “Trierischer Volksfreund” citoi një dëshmitar okular të thoshte se një veturë Range Rover me ngjyrë gri të errët po voziste me shpejtësi të madhe dhe njerëzit ishin hedhur nëpër ajër, pasi ajo i goditi.

Transmetuesi lokal publik SWR raportoi se së paku 15 persona të tjerë ishin plagosur, duke cituar kryetarin e qytetit të Trierit, Wolfram Leibe, ndërsa një zëdhënës i policisë konfirmoi se “disa” njerëz janë plagosur.

“Kujdesi për të plagosurit është me përparësi të madhe”, shkroi policia në Twitter, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të shmangin qendrën e qytetit.

Policia dhe shërbimet e emergjencës menjëherë pas incidentit e kanë bllokuar qendrën e qytetit.

LEXO EDHE:

Back to top button