Shënohet Dita Ndërkombëtare kundër AIDS-it

Deri më 30 nëntor të vitit 2020, në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar HIV pozitiv 29 persona. Po gjatë kësaj periudhe, nga ky infeksion kanë vdekur 6 persona, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër HIV-SIDA, nga dikasteri I Shëndetësisë bëjnë të ditur se të diagnostikuarit e rinj u përkasin grupeve të ndryshme të moshës, nga 20 në 69 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive gjithsej 306 pacientë janë përfshirë në sistemin e kujdesit shëndetësor në lidhje me HIV, dhe 99 për qind prej tyre po marrin terapi antiretrovirale, e cila është një përqindje jashtëzakonisht e lartë. Vetëm tre persona nuk kanë filluar ende të marrin trajtim, për shkak të analizave të nevojshme paraprake”.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se për shkak të gjendjes me Covid-19, i gjithë programi për HIV-SIDA zbatohet në një gjendje të jashtëzakonshme, por me rezultate të konsiderueshme.

Ministria e Shëndetësisë

“Në periudhën nga 1 janari deri më 30 nëntor të këtij viti, paketa themelore e shërbimeve të parandalimit mbulon 8,353 njerëz nga popullatat kryesore të prekura nga HIV. Përveç paketës bazë ofrohen shërbime dhe informacione mjekësore, shërbime sociale dhe shërbime psikologjike, këshillime dhe testime”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bota ka bërë përparim kur bëhet fjalë për këtë infeksion por HIV mbetet një nga problemet më të mëdha shëndetësore. Gjithashtu, ekspertët botëror shëndetësor paralajmërojnë që trajtimi i Covid-19 nuk duhet të lejoj të ngadalësojë luftën kundër HIV.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button