Dy vite burg për Ish-sulmuesin e Juventusit dhe Romës

Sulmuesi i njohur i Romës, Juventusit dhe Lecces, Mirko Vuçiniq, është dënuar me dy vite burg për evazion fiskal në Itali, raporton “Corriero dello Sport”. Futbollisti malazez nuk ka denoncuar në organet tatimore italiane shumën prej gjashtë milionë eurosh, të fituara mes viteve 2014 dhe 2017, gjatë qëndrimit të tij në “Al Jazeera” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fillimisht prokurori Massimiliano Karduçi kërkoi dënimin me katër vjet burg, sepse policia financiare konstatoi se Vuçiniq ishte regjistrur në Itali gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas urdhrit të gjyqtarit hetues Serxho Tosi, ka filluar sekuestrimi i pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme (vilave, banesave, automjeteve) të Vuçiniqit, i cili do të duhet t’i paguajë dëmshpërblim Administratës së të Hyrave.

Vuçiniqi e filloi karrierën e tij në Sutjeska nga Nikshiqi, ndërsa në Itali për herë të parë mbërriti në vitin 2000 kur u transferua në Leçe, ku kaloi shtatë vjet. Më pas ai forcoi Romën në një transferim të madh me vlerë më shumë se 15 milionë euro dhe një shumë të ngjashme ishte lënë mënjanë nga Juventusi në vitin 2011. Pas tre sezonesh në Torino, qendërsulmuesi u transferua në “Al Jazzira”, ku përfundoi karrierën e tij pas tre sezonesh. Për kombëtaren e Malit të Zi ka shënuar 17 gola në 46 ndeshje

LEXO EDHE:

Back to top button