Dy vjet nga aksidenti i autobusit në Llaskarcë, familjarët kërkojnë drejtësi

Më 13 shkurt të vitit 2019, në këtë vend nga rruga doli një autobus i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari.

Autobusi përplot me pasagjerë të cilët po ktheheshin nga Shkupi u përmbys. Ra përmes gardhit mbrojtës disa metra i lartë. Përfundoi në një fushë përgjatë rrugës lokale për në Tetovë. Përveç të lënduarve, në aksident kishte edhe viktima.

 

“Pikërisht dy vjet më parë, një aksident fatal me autobus ndodhi këtu në fshatin Llaskarcë. 16 pasagjerë që po ktheheshin nga Shkupi në Tetovë dhe Gostivar, humbën jetën. Një autobus i kompanisë “Durmo Turs” u përmbys dhe ra në fushën prapa meje”.

Banorët e Llaskarcës e kujtojnë tragjedinë për të cilën thonë se ju duket sikur të kishte ndodhur dje e jo dy vjet më parë. Muzafer Ziberi ishte i pari që arriti pranë autobusit të përmbysur. Ai i ndihmoi disa nga të plagosurit të cilët me dëshpërim kërkonin ndihmë. Ai në spital e çoi edhe shoferin e autobusit.

 Semir Feta, anëtar i ARM-së, më 13 shkurt para dy viteve kishte ndodhur në shtëpi. Aty e kishte kuptuar se një autobus ka dalë nga autostrada. Ai menjëherë kishte dalë dhe kishte arritur në vendin e aksidentit. Shumë nga fshatarët tashmë kishin qenë në vendngjarje.

Pasagjerët e fundit u nxorën rreth orës tetë të mbrëmjes respektivisht tre orë pas aksidentit. Ndërkohë, dy vjet më vonë ende nuk ka vendime gjyqësore. Akuzohen gjashtë persona. Midis tyre është pronari edhe i “Durmo Turs”, Durmish Beljuli si dhe shoferi i autobusit. Familjet e viktimave reaguan shumë herë deri më tani se nuk janë të kënaqur me dinamikën e procesit sepse ata prisnin epilog gjyqësor brenda një kohe të arsyeshme.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button