Dy zjarre të reja janë ndezur në orët e pasdites

Dy zjarre të reja janë ndezur në orët e pasdites

Dy zjarre të reja janë ndezur në orët e pasdites, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarri i parë është në territorin e Petrovecit, në fshatin Gradmancë, dhe shtrihet në drejtim të Katllanovës. Zjarri i dytë është në territorin e Gjevgjelisë, në atarin e fshatit Negorc, ku zjarri është afruar rreth 50-100 metra nga shtëpitë. Për shkak të rrezikut të madh për jetën e njerëzve dhe për pronat e banorëve, një helikopter i ushtrisë është riorientuar në këtë rajon urgjentisht. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov iu bëri thirrje banorëve të ndihmojnë që zjarri të mos përhapet. Më herët QMK njoftoi se sot janë evidentuar 16 zjarre, prej të cilave 7 janë ende aktive, 6 janë vënë nën kontroll, ndërsa 3 janë shuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button