Dyqanet e Ohrit dhe Strugës do punojnë të dielave

Dyqanet e Ohrit dhe Strugës do punojnë të dielave

Gazetar: Miki Trajkovski

Ndonëse sezoni turistik ka filluar, shitësit nga Ohri dhe Struga të dielat, por edhe gjatë festave, vazhdojnë t’i kenë dyqanet e mbyllura. Thonë se humbjet muajve të fundit janë të mëdha. Kërkojnë që sa më shpejt të miratohen ndryshimet në Ligjin për tregti, me të cilat pronarët e dyqaneve, përkatësisht shitësit me pakicë dhe shumicë në vendet turistike, të punojnë të dielave dhe gjatë festave, shkruan Alsat.

“Shpresojmë që të zgjidhet sa më shpejt dhe të miratohet ligji sa më shpejt, sepse e shihni që sezoni turistik ka filluar, dhe ne kemi qenë të mbyllur deri më tani. Deri më tani kemi pësuar dëme të mëdha, këto pesë-gjashtë muaj derisa nuk punonim. Por ne ende shpresojmë dhe i tillë është njoftimi se ky do të jetë një sezon i suksesshëm turistik, kështu që, me punë të dielave dhe festave do të arrijmë disi të balancojmë dhe të arrijmë një zero pozitive”, tha Maja Bakallova– kryetare e shoqatës “Esnafi i Çarshisë”– Ohër

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se ndryshimet ligjore tashmë janë në procedurë parlamentare. Ai tha se më së voni për dy javë do të votohen dhe do të hyjnë në fuqi.

“Me Ligjin për Tregti dhe Ligjin për Marrëdhënie të Punës, në pjesën e të dielës si ditë jopune dhe kur është miratuar, është paralajmëruar se në vendet turistike do të mund të punohet edhe të dielën në varësi të sezonit dhe nëse do të jetë gjatë gjithë vitit. Zgjidhja ligjore nuk e precizon se sa do të vlejë. Aty thuhet se vlen për të gjitha destinacionet turistike. Sipas Ligjit të Turizmit, Struga dhe Ohri janë destinacione turistike dhe mund të vlejë gjatë gjithë vitit”, tha Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë

LEXO EDHE:

Back to top button