Dyshimet e para të policisë, si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës
KF Tirana u trondit ditën e sotme për shkak se njëri nga futbollistët, Fredi Alvarez humbi nga jeta vajzën e tij. Nga burimet pranë policisë dyshohet se fëmija i mitur ka rënë nga krevati 1.5 i lartë dhe është gjetur në gjendje kritike. I është dhënë ndihmë mjekësore e specializuar, por nuk ia ka dalë të shpëtojë.
Raportohet se vajza mund të ketë pasur edhe komplikacione të tjera, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detaje të tjera.
Njoftimi i Tiranës
Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez.
U prehtë në paqe…









