Dyshohet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia largon stafin
U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Sipas raportimeve të para dyshohet për bombë.
Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por në vendngjarje ndodhen të gjitha njësitet relevante.
“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda për Express.
Ndërsa sa i përket dyshimeve për bombë, ai kërkoi që të pyeten organet e rendit.









