Dyshohet për dhënie të sekretit zyrtar në rastin “Aditivët” – Nuk pritet nismë për shkarkimin e kryetarës së Komisionit Antikorrupsion
Dyshohet për dhënie të sekretit zyrtar në rastin “Aditivët” – Nuk pritet nismë për shkarkimin e kryetarës së Komisionit Antikorrupsion

Në Kuvend për momentin nuk pritet nismë për shkarkimin e kryetares së Komisionit Antikorrupsion, e dyshuar për dhënie të sekretit zyrtar në rastin “Aditivët”.
Kreu i Kuvendit Afrim Gashi për momentin nuk planifikon të ngre procedurë shkarkimi për Tatjana Dimitrovskën për shkak se siç thotë, dëshiron të respektojë prezumimin e pafajësisë dhe pavarësinë e organeve gjyqësore.
Nga Kuvendi informojnë se Gashi prioritet kryesor ka që t’i mundësojë institucioneve kompetente të përfundojnë punën e tyre pa presione.
“Nëse konstatimet konfirmohen përmes procedurës gjyqësore, kryetari i Kuvendit do të veprojë pa hezitim dhe do të fillojë procedurë parlamentare përkatëse për shkarkim. Përgjegjësia për ruajtjen e besueshmërisë dhe integritetit të institucioneve është prioriteti kryesor dhe detyrimi që nuk mund të ketë kompromis”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./ Alsat.mk