E bujshme, Reali interesohet për sulmuesin kosovar te Majorka

Real Madridi është duke kërkuar informacione për sulmuesin e Majorka-s, Vedat Muriqin. Të paktën kështu raporton gazetari italian, “Daimiano Er Faina”.

Kosovari shtatlart është duke bërë një sezon fantastik me Majorka-n, duke qenë i dyti në listën e golashënuesve në La liga. Vetëm Robert Levandovski ka shënuar më shumë se bomberi prizrenas. “Los Blancos” janë të interesuar që ta kenë një zëvendësues të denjë për Karim Benzeman, i cili nuk mund të premtojë edhe shumë vite si  udhëheqës i sulmit të “Mbretërve”.

Aktualisht nuk mund të flitet për një afat të afërt të kalimit të lojtarit në “Bernabeu”, por këto zëra mund të konkretizohen shpejt, veçmas kur bëhet fjalë për një interesim të Realit. /Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button