E dënuara për terrorizëm në Itali kërkon të kryejë dënimin në Shqipëri
Alsat
08.09.2020 12:38
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest ne burg” për Lubjana Gjeçajn.
43-vjeçarja u arrestua, të shtunën, për llogari të një dënimi me 3 vjet burg nga drejtësia italiane për terrorizëm.
Në sallën e gjyqit, Gjeçaj tha se kishte dijeni për vendimin dhe se kishte tentuar ta kryente atë në Itali, por nuk dinte të shpjegonte nëse avokati i saj kishte bërë gjithë procedurat e nevojshme.
Gjeçaj kërkoi të mos ekstradohej dhe ta kryente dënimin në Shqipëri, pasi ka tre fëmijë, njëri prej të cilëve 3 vjeç.
Sipas drejtësisë italiane, në banesën e saj në Itali Gjeçaj kishte kryer ceremoni martesore të çifteve të reja, që më pas udhëtonin drejt Sirisë për xhihad.