Justin Bieber dhe Hailey janë yjet e klipit të ri të Drake dhe DJ Khaled “Popstar” (VIDEO)


Pandemia e koronavirusit e bëri të vështirë për Drake dhe DJ Khaled të filmonin një video muzikore për këngën e tyre hit “Popstar”.

Ndaj dyshja kërkoi ndihmën e Justin Bieber për videon e tyre, të publikuar të enjten mbrëma. 26-vjeçari bën një jetë të shfrenuar në klipin e ri, me femra, alkool dhe luks të tepruar, të paktën deri në momentin që zgjohet dhe kupton se ishte e gjitha një ëndërr, ose kështu mendon ai.

Kënga nis me Drake dhe Khaled që përpiqen të gjejnë ide të ndryshme për realizimin e klipit, dhe më pas del Justin i sapo zgjuar në një shtrat me femra përtokë.

Justin ecën nëpër korridore i ndjekur nga një roje sigurie, me një shishe shampanjë në dorë dhe zinxhirë diamanti në qafë.

Ai zbret në katin ku mbahet festa dhe më pas e gjen veten në një studio duke regjistruar këngën e re. Në fund Justin zgjohet pranë bashkëshortes së tij aktuale Haley Bieber, dhe kupton se ishte e gjitha një ëndërr deri sa merr një telefonatë nga Drake që e fut në dyshime.

Të ketë qenë ëndërr?

Për më tepër shihni videon e mëposhtme.

LEXO EDHE:

Back to top button