E dini se çfarë ndodh nëse pini ujë të vakët në mëngjes?

E dini se çfarë ndodh nëse pini ujë të vakët në mëngjes?

Shumë ekspertë të shëndetit dhe lëkurës bien dakord se konsumimi i ujit është i rëndësishëm për të mbajtur trupin të pastër nga toksinat dhe për të qenë të hidratuar.

Nisja e ditës me një gotë ujë është zakoni më i mirë për shëndetin. Si uji i ftohtë ashtu edhe ai vakët janë të mirë në këtë rast.

Gjithsesi, ekspertët rekomandojnë që të pini ujë të ngrohtë, të shoqëruar me pak limon, në mëngjes ose gjatë ditës, për t’i sjellë trupit një sërë përfitimesh shëndetësore.

Ndihmon tretjen: një gotë ujë i ngrohtë në mëngjes ndihmon trupin që të largojë toksinat. Uji i ngrohtë ndihmon në funksionimin sa më mirë të sistemit tretës dhe mënjanon yndyrnat e depozituara në trup.

Përmirëson qarkullimin e gjakut: në rastet kur e nisni ditën me një gotë ujë të ngrohtë do të ndihmojë në eliminimin e depozitave yndyrore të akumuluara në trup.

Lehtëson dhimbjet: uji i ngrohtë do t’ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve te kokës dhe dhimbjeve nga menstruacionet. Uji i ngrohtë ka efekt qetësues për dhimbjet e barkut gjithashtu.

Ndihmon në rënien në peshë: uji i ngrohtë rrit temperaturën e trupit, gjë e cila çon në rritjen e normës metabolike.

LEXO EDHE:

Back to top button