E gjithë qeveria punëtorëve u premtoi pagë minimale 18.000 denarë
E gjithë qeveria punëtorëve u premtoi pagë minimale 18.000 denarë
Gazetare: Andrea Cobanova
Minimalja prej 18 mijë denarëve është nisma e sindikatave e cila u inkurajua me premtimet e qeverisë katër muaj më parë. Qytetarët, sipas premtimeve të përfaqësuesve të qeverisë vitin e kaluar, në janar të këtij viti u desh të kenë rritje prej 18 mijë denarëve të pagës minimale.
“Prej janarit paga minimale do të jetë 18 mijë denarë apo treqind euro, është supozim logjik duke qenë se pagat po rriten në të gjithë sektorët, paga mesatare po rritet vazhdimisht”, kishte thënë Zoran Zaev- Ish Kryeministës.
Edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bitiqi, premtoi edhe shumën e saktë të pagës minimale në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
“Vetëm katër vite më parë kemi folur për pagë minimale prej 8 deri në 9 mijë denarë, sot flasim për pagë minimale prej 15.200 denarë. Deri në fund të vitit paga minimale prej 18 mijë denarë… Kështu e duhet populli ynë!”, ishte shprehur Fatmir Bytyqi- Zëvendës Kryeministër për çështjet ekonomike.
Përkundër kësaj deklarate vitin e kaluar, tani zëvendëskryeministri Bytyqi thotë se lartësia e pagës duhet të jetë konsensus mes qeverisë, sindikatës dhe punëdhënësve.
Edhe Ministri i Ekonomisë në një paraqitje televizive në dhjetor të vitit të kaluar konfirmoi se shumica në Qeveri pajtohen të jetë së paku 18 mijë denarë.
“Qëndrimi ynë si Qeveri si shumicë, si Qeveri është që paga minimale vitin e ardhshëm të rritet në 18 mijë denarë”, kishte thënë Kreshnik Bekteshi- Ministër i Ekonomisë.
Paga minimale në vend për herë të parë është vendosur në vitin 2012 në nivelin prej 8.050 denarë. Ajo është korrigjuar minimalisht çdo vit, ndërsa rritja më e madhe ka qenë në vitin 2019 kur nga 12.500 është rritur në 14.500 denarë./ Alsat.mk








