E hëna ditë pushimi në Kosovë, për nder të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit

E hëna ditë pushimi në Kosovë, për nder të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit

E hëna do të jetë ditë pushimi për sektorin publik në Kosovë, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin që u ka dërguar Ministria e Punëve e Brendshme të Kosovës, administratës publike.

“Të nderuar nëpunës të Administratës Publike të Republikës së Kosovës

Duke u bazuar në Ligjin nr 03 L-064 për festat zyrtare të Republikës së Kosovës ju njoftojmë se për nder të Festës së 28 Nëntorit, dita e hënë, 28 nëntor 2022 do të jetë ditë pushimi… Urime 28 Nëntori”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Në shënim të këtij përvjetori, do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore. 

LEXO EDHE:

Back to top button