E komentojnë për trupin e saj, Bebe Rexha ka një mesazh për vajzat shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka vendosur të jetë sa më transparente me ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe vazhdimisht publikon foto e video pa filtra. Duke qenë se askush nuk është perfekt, ajo përpiqet të japë mesazhin më të mirë, që gjithkush ta pranojë veten ashtu siç është.

- Advertisements -

Disa ditë më parë, Bebe ndau në llogarinë e saj në Instagram një video të formave të saj trupore të pamodifikuara, mirëpo komentet s’kanë qenë fort të mira, kryesisht nga ana e shqiptarëve.

Shumica e kanë quajtur me emra të ndryshëm dhe këto komente vinin nga gjinia femërore. E zhgënjyer nga ky reagim i vajzave shqiptare, Bebe Rexha ka ndarë në InstaStory një mesazh ku i këshillon ato të mos shfaqin kaq shumë urrejtje dhe bullizim, por të mbështesin më shumë njëra-tjetrën.

“Do ta postoj se si duket trupi im në të vërtetë, sepse askush nuk është perfekt. Dhe shumica e komenteve në shqip thonë se unë jam ‘një lopë’, ‘është e shpifur’”- ka thënë ndër të tjera Bebe.

Më pas, ajo ka shkruar në shqip:

“Në vend që ta ngremë njëri-tjetrin, ne e ulim njëri-tjetrin”.

Epo, ky ishte një mesazh tepër i qartë dhe i vlefshëm nga këngëtarja shqiptare, e cila ka prekur një temë delikate të vendit tonë.

LEXO EDHE:

Back to top button