E kryer, Mane do të luajë te Bayern Munihu

Ylli senegalez, Sadio Mane, tash e sa javë vazhdon të lidhet me transferimin e mundshëm te Bajern Munihu. Mediat në Gjermani, raportojnë për një marrëveshje personale mes tij dhe kampionëve të Bundesligës.
Gazetari Italian, Fabrizio Romano, i njohur për lajmet e sakta të transferimeve të futbollistëve thotë se Mane ka arritur marrëveshje të plotë për kushtet personale dhe se do të ketë një kontratë trivjeçare me skuadrën bavareze.
Bisedimet mes Bajernit dhe Liverpullit tashmë janë në fazën e fundit, me gjermanët që kanë përgatitur një ofertë të re për lojtarin.